Kampioni i botës rikthehet në pistë vitin tjetër

Formula 1

Kampioni i botës rikthehet në pistë vitin tjetër

Më: 8 qershor 2022 Në ora: 12:58
Kampioni i botës rikthehet në pistë vitin tjetër

Marc Marquez dhe Honda këtë herë e kanë mësuar mirë leksionin. Piloti spanjoll, 8 herë kampion bote në garat e motoçiklizmit, u operua para pak ditësh në Amerikë për të katërtën herë në shpatullën e djathtë. Ndoshta ky operacion ka mbyllur para kohe sezonin 2022 të MotoGP.

Gjithsesi, Marquez është rikthyer në Spanjë dhe ka nisur hazën e rehabilitimit. “Operacioni shkoi mirë dhe jemi të gjithë të lumtur. Marc ndodhet në shtëpi, duke ndjekur udhëzimet e mjekut. Rikuperimi do të jetë i avashtë, pa nxituar askënd”, u shpreh Alberto Puig, menaxheri i Honda.

“Mjekët na këshilluan që Marc t’i bëjë hapat një e nga një, duke kryer kontrolle periodike. Do të ndiqet si nga mjekt në Spanjë ashtu dhe në Amerikë, që do të monitorojnë situatën dhe kjo është e rëndësishme. Ata do të vlerësojnë situatën sërish pas 2-3 javësh”, tha Puig.

Ai hedh poshtë çdo mundësi që piloti spanjoll të rikthehet sërish në pistë këtë sezon. “Përparësi ka shërbimi total i kockës dhe të evitojmë çdo komplikim apo përkeqësim në të ardhmen. Nuk na intereson që ai të garojë sërish këtë vit, pasi duam të jetë në 100% të formës sezoinin e ardhshëm”, tha Puig.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat