Rosberg paralajmëron Russellin

Formula 1

Rosberg paralajmëron Russellin

Më: 21 qershor 2022 Në ora: 12:30
Rosberg paralajmëron Russellin

Këtë sezon, piloti i ri britanik George Russell po bën një paraqitje të shkëlqyer në Formula 1 me makinën Mercedes. Në të 9 garat e zhvilluara deri më tani, ai është renditur gjithnjë brenda “top-5” më të mirëve, duke grumbulluar 111 pikë.

Russell klasifikohet i katërti në renditjen e përgjithshme, me 34 pikë më shumë se shoku i tij i skuadrës, 7 herë kampioni i botës, patrioti i tij Lewis Hamilton.

Ndaj, ish-piloti gjerman Nico Rosberg, dikur shok skuadre me Hamilton, këshillon George Russell për të ardhmen.

“George ka bërë një punë të jashtëzakonshme këtë sezon, duke qenë fenomenal edhe në momente të vështira me atë makinë që ka në dispozicion. Ka qenë konstant, piloton mirë, nuk bën gabime dhe merr gjithnjë maksimumin”, tha Rosberg.

“Edhe Lewis po piloton mirë, por ka patur një sezon të pafat dhe gjithçka po shkon kundër tij. Ndërkohë që, shoku i tij i skuadrës po paraqitet më mirë dhe këtë gjë Lewis nuk e duron dot. Hamilton nuk e duron dot të jetë e dyti, e urren këtë gjë”, tha Rosberg.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat