Alonso thumbon Hamiltonin

Formula 1

Alonso thumbon Hamiltonin

Më: 13 shkurt 2024 Në ora: 11:53
Hamilton e Alonso

Në ditën e prezantimit të Aston Martin, Fernando Alonso flet edhe për lëvizjen e rivalit dhe shokut të tij të vjetër në kohën e McLaren, Leëis Hamilton, i cili do të shkojë te Ferrari në 2025, duke liruar një vend te Mercedes. "Ishte një surprizë, Lewis ishte shumë i lidhur me Mercedes.

Nuk i di arsyet pse e bëri këtë, por tani për tani nuk i jap shumë peshë, ka mbetur edhe një vit para se të drejtojë makinën e kuqe”.

Më pas, Alonso godet rivalin e tij historik: "Më duket se deri para dy muajsh nuk ishte në ëndrrat e tij e fëmijërisë të drejtonte një Ferrari, ai kishte ëndrra të ndryshme.

Shpresoj që t'i pëlqejë përvoja te Ferrari, është e veçantë. Nëse fiton? Atje duhet të fitosh. Ndoshta do të sjellë atë që mungon për të fituar Botërorin, ata kanë një makinë konkurruese prej disa vitesh”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat