Sainz: Verstappen favorit, por i kemi shpallur “luftë”

Formula 1

Sainz: Verstappen favorit, por i kemi shpallur “luftë”

Më: 13 shkurt 2024 Në ora: 21:53
Pilotët e Ferrarit

Ferrari prezantoi makinën për sezonin e ri të Formula 1, teksa Carlos Sainz që është në vitin e fundit të tij tek “kokëkuqja” deklaroi se do të bëjë maksimumin për të triumfuar, edhe pse sipas spanjollit, Verstappen mbetet favoriti i madh. Ndër të tjera, Sainz preku edhe transferimin në vitin 2025 të Hamilton tek Ferrari.

“Nuk kam nevojë të tregoj se çfarë mund të bëj pas nëntë vitesh në Formula 1 dhe katër te Ferrari.

Viti i ri, mundësi të reja për suksese të reja, do të shohim ritmin dhe përmirësimin që ka bërë makina, të shohim nëse do ta mbrojmë pozicionin e vitit të kaluar dhe të mund të avancojmë më shum. Të përmirësojmë pikët, por mbetet për t’u parë se çfarë mund të marrim nga makina këtë vit.

Dëshira për të fituar dhe për të qenë kampion nuk ka ndryshuar, ne kemi të njëjtin synim dhe të njëjtën ambicie, edhe më të fokusuar nëse është e mundur.

Hamilton te Ferrari? Ishte një surprizë për të gjithë. Favorit për këtë sezon? Mbetet Verstappen, e kishin nisur para të tjerëve punën për makinën e 2024. Megjithatë, ne te Ferrari jemi besimplotë se mund t’i konkurrojmë”, u shpreh Sainz.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat