Ferrari njëzëri për sezonin e ri

Formula 1

Ferrari njëzëri për sezonin e ri

Më: 14 shkurt 2024 Në ora: 12:18
Pamje

E marta e 13 shkurtit ishte një ditë e veçantë për skuderinë e Ferrarit. Makina e këtij sezoni “SF-24” u prezantua në Maranello në prani të drejtuesve të klubit dhe pilotëve.

Me entuziasmin e një edicioni të ri, dyshja Charles Leclerc dhe Carlos Sainz nuk i fshehën emocionet në prag të nisjes së botërorit:

“Më pëlqen shumë makina e këtij viti, ka disa detaje që janë interesante. Çfarë më intereson më shumë është qëndrueshmëria në pistë. Duam që këtë sezon të japim diçka më shumë për fansat tanë, pasi na kanë mbështetur në çdo moment”, theksoi piloti nga Monaco, Charles Leclerc.

Më tej, një reagim kishte edhe nga piloti tjetër Carlos Sainz, me spanjollin që e ka vitin e tij të fundit me Ferrarin, përpara se vendin e tij tek italianët ta zërë Lewis Hamilton:

“Mezi po pres të nisin garat e këtij sezoni, objektivi është të kemi një makinë që do të na japë rezultate konstante, gjë që është bazike për një performancë të mirë. Ne japim gjithçka që na kërkohet nga inxhinjerët në “Maranello”, tha Sainz.

Në mbyllje, ishte dhe drejtori Frederic Vasseur, i cili komentoi situatën aktuale të skuderisë:

“Prezantimi i një makine është gjithnjë emocionuese.

Këtë vit duhet ta nisim nga aty ku e lam sezonin e shkuar. Jam dakord me deklaratat e pilotëve, duhet të shfrytëzojmë mundësitë tona dhe të vazhdojmë të përmirësohemi në të gjitha aspektet”, tha francezi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat