Alonso: Do të përgatitemi në Bahrein për një Botërorin e ri

Formula 1

Alonso: Do të përgatitemi në Bahrein për një Botërorin e ri

Më: 20 shkurt 2024 Në ora: 15:29
Fernando Alonso

Fernando Alonso nuk është dakord me rregullat e Formulës 1 sipas të cilave pilotët kanë vetëm tri ditë kohë që të bëjnë testime me veturat e reja.

Sipas pilotit spanjoll ky rregull duhet ndryshuar sa më parë pasi nuk ka kuptim që pilotët të kenë kaq pak kohë në dispozicion që të ambientohen me veturat e reja.

“Do të përgatitemi në Bahrein për një Botërorin e ri në vetëm dy ose tri ditë

. Do të bëjmë xhiro për 2-3 ditë dhe në kaq pak kohë duhet që të përgatitemi për një sezon të tërë. Më duket e padrejtë.

Me aq para sa harxhohen për të ndërtuar veturat dhe me fjalët që thuhen se duhet t’u qëndrojmë pranë tifozëve nuk më duket se për tu përgatitur ndiqet e njëjta linjë”, tha Alonso.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat