Wolff: Dy vitet e fundit kemi gabuar por s’kemi sferën magjike

Formula 1

Wolff: Dy vitet e fundit kemi gabuar por s’kemi sferën magjike

Më: 21 shkurt 2024 Në ora: 12:01
Toto Wolff

Kanë nisur sot në Bahrein testet e para të Formula 1, të vetmet në prag të sezonit të ri, që nis më 2 mars po në këtë pistë.

Drejtori sportiv i Mercedes, Toto Wolff, shpreson në një paraqitje të mirë të makinës gjermane dhe pranon se jo gjithçka ka qenë e mirë në dy vitet e fundit.

“Është e qartë se në dy vitet e fundit kemi ndërmarrë disa rrugë zhvillimi më pak të suksesshme, por në Formula 1 nuk ka kurrë një top kristal që ndryshon në mënyrë drastike probabilitetet.

Kjo është ajo që ne u përpoqëm të fusnim në makinën e re Ë15 gjatë dimrit”, u shpreh Toto Wolff.

Wolff, i cili gjithashtu është betuar për besnikëri ndaj Mercedes, tregoi pikat në të cilat ai mund të përmirësohet akoma: “Unë gjithmonë do të jem pjesë e këtij ekipi si aksioner, por ndjej se mund të jap kontributin tim më të mirë si drejtor sportiv, duke qenë më pranë pistës dhe problemeve”

“Viti i kaluar më ka lejuar të reflektoj për fushat që mund të përmirësojmë dhe kjo ka qenë e rëndësishme për të më dhënë perspektivë për vitet në vijim. Ne kemi qartësi në krye të organizimit dhe ky stabilitet do t’i japë besim ekipit”, u shpreh Toto Wolff.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat