MotoGP nën diktatin e Ducatit

Formula 1

MotoGP nën diktatin e Ducatit

Më: 21 shkurt 2024 Në ora: 12:43
Pamje nga një garë

Më 9 mars do të nisë sezoni 2024 në MotoGP.

Skuadra kanë mbyllur testimet në pistën e Losail (Katar), aty ku dhe do të zhvillohet gara e parë sezonale.

Testet kanë konfirmuar dominimin e motorit italian Ducati, që duket se edhe këtë sezon do të jetë favorit për titullin për konstruktorë. Kampioni i botës në fuqi, italiani Francesco Bagnaia (Ducati), regjistroi kohën më të shpejtë në prova, 1’50”952, duke qenë edhe rekord për këtë pistë.

Pas tij është shoku i tij i skuadrës Enea Bastianini, çka tregon se ata do të duelojnë fort për titullin këtë sezon.

“Janë thjesht teste, të shohim garën e parë”, u shpreh Bagnaia, që nuk kërkon të krijojë eufori.

Mirë u paraqitën në teste edhe dy motorët “satelitë”, Ducati Gresini e Ducati Pramac, ku spikati Marc Marquez, që debuton me motorin italian. Një ritëm të mirë kishte edhe motori Aprilia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat