Sportisti holandezi: U argëtova, makina është e shpejtë!

Formula 1

Sportisti holandezi: U argëtova, makina është e shpejtë!

Më: 21 shkurt 2024 Në ora: 21:31
Max Verstappen

Sezoni i ri i Formula 1 do të startojë më datë 29 shkurt në Bahrein, vend në të cilin aktualisht kanë nisur edhe provat e para për këtë vit.

Në ditën e parë të testimeve në vigjilje të sezonit të ri, Red Bulli i Max Verstappen u konfirmua si makina më e shpejtë dhe si pretendente për titullin e radhës.

Holandezi i “targën” rivalëve në prova duke rezultuar 1.1 sekonda më i shpejtë se Lando Norris me Mclaren teksa kohën e tretë më të mirë e realizoi Carlos Sainz me Ferrarin. Shumë larg pritshmërive u shfaqën Leclerc e Hamilton, edhe pse duhet theksuar se ishte vetëm dita e parë e provave.

Pas këtyre testeve në Bahrein, Max Verstappen u shfaq tejet i lumtur ndërsa theksoi se i kishte munguar ndjesia e të garuarit në Formula 1.

“Është ndjesi shumë e bukur të rikthehemi sërish. Ishte një ditë e këndshme, provuam disa gjëra të reja me makinën dhe jam i lumtur në përgjithësi.

U argëtova në pistë, makina është e shpejtë, e balancuar dhe u përgjigj mirë. Sigurisht që bëhet fjalë vetëm për testime, por mbeta shumë i kënaqur”, theksoi tre herë kampioni i Botës në Formula 1.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat