Horner i ka orët e numëruara, Red Bulli e zëvendëson me Jonathan Wheatley

Formula 1

Horner i ka orët e numëruara, Red Bulli e zëvendëson me Jonathan Wheatley

Më: 22 shkurt 2024 Në ora: 15:24
Christian Horner

Rrugëtimi i përbashkët Red-Bull-Horner duket se po përfundon.

Të gjithë janë të bindur se e premtja do të jetë dita e fundit e Christian Hornerit te Red Bulli.

Kjo shënon edhe fundin e një epoke disa-vjeçare, në një kohë që nuk ka nisur ende sezoni i ri i botërorit të Formula 1.

Rezultati i hetimit të brendshëm për "sjellje të papërshtatshme" të pretenduar të Hornerit ndaj një punonjëseje të skuadrës, nuk është bërë ende i ditur. Por e nxitur edhe nga drejtuesit e Formula 1, te ekipi kampion dhe dominues në Formula 1, tema e kësaj çështjeje ka qenë në qendër të vëmendjes po aq sa edhe performanca e njëvendëshes në pistë.

Në skuadër thonë se janë në epilog. Aq sa nuk u diskutua shumë për largimin e Hornerit, gjë që duket e sigurtë tashmë, por më tepër se si do të jenë strukturat e ardhshme të ekipit. Një pyetje thelbësore në fund të fundit, kur botërori i Formula 1 është në prag. Por sa destabilizuese do të jetë për ekipin të mos shohin fytyrën me buzëqeshjen cinike të Hornerit në murin e Red Bullit.

E pas një ndarjeje me Hornerin, Red Bull mund të gjejë zëvendësuesin brenda skuadrës. Kandidati numër një për rolin e drejtorit të ekipit është Jonathan Wheatley, i cili ka mbajtur çdo lloj roli në ekipin e Milton Keyns.

Një njeri i rregulloreve dhe menaxhimit të mekanikës do të duhet të zëvendësojë “bosin” e 13 titujve botërorë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat