Hamilton: As prindërve nuk u thashë, që zgjodha Ferrarin

Formula 1

Hamilton: As prindërve nuk u thashë, që zgjodha Ferrarin

Më: 27 shkurt 2024 Në ora: 13:14
Lewis Hamilton

Premtimi i Lewis Hamilton dhe Ferrarit për të mos menduar për vitin 2025, kur piloti anglez do të ngasë makinën e kuqe, është fisnik dhe korrekt në qëllime (dhe në respekt të Carlos Sainz si dhe Mercedes), por edhe i vështirë për t'u ruajtur pas publikimit të marrëveshjes.

Dhe kështu, pas Vasseur, edhe shtatë herë kampioni i botës në Formula 1 foli sërish për këtë temë, duke zbuluar diçka kurioze: "Ishte vetëm zgjedhja ime, as prindërve nuk ua thashë! Doja ta bëja për veten dhe ndjeva se duhej të gjeja se çfarë ishte më e mira për mua."

Hamilton, duke folur për BBC, kujtoi ditët e marrëveshjes me skuadrën nga Maranello: "Gjithçka ndodhi shumë shpejt, unë e njoh Vasseur për një kohë të gjatë. Isha i emocionuar nga ardhja e sezonit të ri, por nuk e dija se çfarë kishte rezervuar për mua e ardhmja ose për sa kohë do të vazhdoj të garoj: tani mund të them se jam super i motivuar për të vazhduar".

Sapo i mbushi tridhjetë e nëntë vjeç, Lewis shpjegoi se si erdhi rasti i Ferrarit në kohën e duhur: "Nuk kisha shumë kohë për të menduar dhe ndoqa instinktet e mia, duke shfrytëzuar rastin".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat