Wolf: Ne i jemi afruar garës së parë të vitit me këmbën e gabuar

Formula 1

Wolf: Ne i jemi afruar garës së parë të vitit me këmbën e gabuar

Më: 27 shkurt 2024 Në ora: 17:00
Toto Wolf

Drejtori sportiv i Mercedes-it, Toto Wolf, pas testeve në Bahrein u shfaq i kënaqur. Austriaku vlerësoi se si “Ë15” kishte një sjellje më lineare në krahasim me makinat e dy sezoneve të fyndit, që vetë Volf përfundoi t’i urrente për shkak të paparashikueshmërisë së tyre.

“Në secilin nga dy sezonet e fundit, ne i jemi afruar garës së parë të vitit me këmbën e gabuar. Kishte disa të mira në “Ë13” dhe “Ë14”, por shpesh doli shumë e vështirë për t’u zhbllokuar. Ishin makina të paqëndrueshme.

Prandaj, qëllimi ynë kryesor për vitin 2024 ishte i qartë: Të krijonim një makinë koherente dhe të qëndrueshme, një makinë që reagonte siç prisnim, që drejtuesit të mund të shtynin vazhdimisht dhe që ne të mund të zhvillonim gjatë gjithë vitit”, tha Volf.

“Në dy garat e para do ta kuptojmë më mirë punën që kemi bërë. Megjithatë, pas testeve parasezonale, mund të nxjerrim disa përfundime fillestare.

Pilotët janë shumë më të kënaqur me ekuilibrin e përgjithshëm. Makina funksionon siç pritej, korrelacioni me simulatorin duket të jetë i saktë dhe kjo është inkurajuese”, tha Wolf.

“Është një bazë e mirë mbi të cilën mund të ndërtojmë. Tani mund të fokusohemi në përmirësimin e performancës për fundjavën e garës në Bahrein, ku Red Bull duket të jetë përpara.

Grupi i ndjekjes duket kompakt, së shpejti do të kemi një ide për pozicionin tonë në renditje”, u shpreh shefi i Mercedesit.

“Detyra që kemi përpara është të mbyllim diferencën me Red Bull. Viti përpara është i gjatë: Do të ketë shumë ngritje dhe ulje të pashmangshme. Por kjo është arsyeja pse ne e duam garën”, tha Toto Wolf.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat