Makina Ferrari gati për betejën me të gjithë rivalët”

Formula 1

Makina Ferrari gati për betejën me të gjithë rivalët”

Më: 29 shkurt 2024 Në ora: 11:32
Pamje nga një garë

Këtë fundjavë, në pistën e Sakhir, në Bahrein, zhvillohet gara e parë sezonale në Formula 1. Në këtë pistë, javën e kaluar u zhvilluan testet e vetme, aty ku Ferrari bëri një paraqitje të mirë. Drejtori i ekipit të “koikëkuqes”, Frederic Vasseur, u përpoq të përcaktojë kursin për sezonin e ri.

“Sot, kur zhvillohen provat e lira, do të shohim vlerat e vërteta të makinave dhe do të kuptojmë shkallën reale të punës së bërë nga ne dhe rivalët tanë.

Charles dhe Carlos konfirmuan se janë të qetë pas timonit të SF-24 dhe ky ishte pikërisht objektivi që i vumë vetes kur filluam të projektonim makinën e re”, tha Vasseur.

“Gjatë testeve zhvilluan shumë xhiro, përshkuam gati 7 gara në tri ditë. Ne do të garojmë me rivalë shumë të fortë dhe të ashpër, ndj dua të shoh të njëjtën qasje nga ne me të cilën përfunduam sezonin e kaluar”, tha drejtuesi francez i Ferrari.

“Ne nuk duhet të kemi frikë të guxojmë nëse besojmë se një zgjedhje e caktuar mund të bëjë një ndryshim në performancën tonë. Makina duket konkurruese, Charles dhe Carlos ishin në formë të shkëlqyer dhe e shoh të gjithë ekipin shumë të përqendruar: jemi të vendosur të marrim një rezultat të mirë”, tha Vasseur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat