Verstappen fantastik në prova: Jam shumë i lumtur

Formula 1

Verstappen fantastik në prova: Jam shumë i lumtur

Më: 2 mars 2024 Në ora: 13:09
Max Verstappen

Sezoni i ri i vitit 2024 ngriti siparin ditën e premte me provat zyrtare të çmimit të madh të Bahreinit. Red Bulli konfirmoi të gjithë superioritetin e tij edhe në kilometrat e para të këtij edicioni.

Max Verstappen u rendit i pari në prova, duke bërë që të niset nga vija e parë e finishit për garën e së shtunës.

Pas tij do të jenë Charles Leclerc dhe George Russell.

Verstappen u shfaq tejet entuziast në përfundim të testeve të sotme, duke qenë shumë i kënaqur me makinën e këtij sezoni të skuderisë austriake:

“E gjithë kjo ditë ishte një kënaqësi. Jam shumë i lumtur për “Pole Position-in”.

Në këto prova, makina ishte më e shpejtë nga sa ne e prisnim. Kemi bërë edhe ne përmirësimet tona, në prag të sezonit të ri. Duam të përsërisim edicionin e shkuar.”

Max Verstappen dhe Red Bulli do të tentojnë të mbrojnë titujt kampion të fituara në 3 edicionet e fundit të botërorit të shpejtësisë. Nisur edhe nga forma dhe gjendja e rivalëve në këtë fillim viti, piloti holandez është dukshëm favorit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat