Të tjera akuza për presidentin e FIA-s

Formula 1

Të tjera akuza për presidentin e FIA-s

Më: 6 mars 2024 Në ora: 13:35
Foto ilustrim

Nuk ka paqe për presidentin e FIA-s, Mohammed Ben Sulayem.

Ndaj tij plasën fillimisht akuzat për ndërhyrje në rezultatin e garës së Arabisë Saudite të vitit 2023 (dyshohet se kërkoi të anulonte një penalitet ndaj Fernando Alonso). Ndërsa sot, numri një i Federatës Ndërkombëtare të Automobilizmit (FIA) u akuzua se u përpoq të parandalonte homologimin e pistës së Las Vegas, vitin e kaluar.

Sipas BBC, pas këtyre akuzave të reja qëndron i njëjti burim që denoncoi sjelljen e paligjshme të Ben Sulayem në garën e Jeddah.

Ai pretendon se “me urdhër të presidentit të FIA” zyrtarëve që duhej të jepnin miratimin për pistën e ndërtuar në Las Vegas iu tha të gjenin një mënyrë për të mos e miratuar atë, duke e bërë atë të duket jo e sigurt. Pretendimi ndodhet në një raport të përgatitur nga zyrtari i pajtueshmërisë i FIA-s.

Raporti citon sinjalizuesin të ketë thënë se qëllimi i ndërhyrjes së presidentit të FIA-s “ishte të gjente defekte në qark për të mohuar licencën.

Ai tha se problemet e cirkuitit duhej të identifikoheshin artificialisht, pavarësisht nga ekzistenca e tyre, me qëllimin përfundimtar për të mohuar licencën”. BBC saktësoi gjithashtu se zyrtarët e tjerë të pranishëm në momentin e ngjarjeve kanë një kujtesë të ndryshme të ngjarjeve nga ajo e informatorit.

Natyrisht, pista mori miratimin dhe vjet aty u zhvillua gara në Las Vegas. Megjithatë, pati polemika të shumta për shkak të një aksidenti që përfshinte Ferrarin e Carlos Sainz, me një kapak pusetash që doli nga rruga dhe depërtoi në fund të makinës së spanjollit.

Në nivel ekonomik, Las Vegas përfaqësoi një investim të madh për Formula 1, i cili shpenzoi mbi 580 milionë euro për organizimin e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat