Max Verstappen është njeriu më i kërkuar në Jeddah

Formula 1

Max Verstappen është njeriu më i kërkuar në Jeddah

Më: 7 mars 2024 Në ora: 12:38
Max Verstappen

Max Verstappen është njeriu më i kërkuar në Jeddah, ku këtë të shtunë zhvillohet gara e Arabisë Saudite në Formula 1. Orët e fundit janë shtuar thashethemet se ai mund të kalojë te Mercedes sezonin tjetër, dukë u larguar nga Red Bull Racing.

Holandezi, 3 herë kampion bote, ka një kontratë deri në vitin 2028 me Red Bull, por ajo mund të ndërpritet për shkak të betejës së babait të tij Jos kundër drejtorit sportiv Chris Horner. Verstappen, nga Jeddah mbrojti me forcë prindin e tij.

“Nuk e pyeta babain nëse është penduar për komentet, por ai është shumë i sinqertë dhe nuk është gënjeshtar. Kjo është e sigurtë. Unë dhe babai im jemi shumë të afërt, flasim çdo ditë. Nuk e shoh veten në F1 pa babain dhe menaxherin Raymond Vermeulentim pranë meje”, thsa Verstappen.

Verstappen, i cili fitoi në garën e parë në Bahrein, shpreson që tonet e polemikave të ulen për të mirën e përbashkët: “Shpresojmë të jemi në gjendje të lëmë pas atë që u tha në Bahrein, nga kushdo, dhe të mund të përjetojmë një fundjavë pak më të qetë. Shpresoj që gjërat të mos shpërthejnë edhe më shumë. Të fokusohemi te performanca në pistë”.

Një tjetër temë e nxehtë është e ardhmja e tij pas thashethemeve se ai do t’i bashkohej Mercedesit në vitin 2025 në vend të Lewis Hamilton. Vetë Verstappen është i paqartë:

“Mendoj se vetëm një çmenduri do të ndodhte që kjo të realizohet vërtet. Ky nuk është qëllimi i askujt. Jam i lumtur te Red Bull, ndaj nuk ka arsye të largohem. Gjithsesi, në jetë nuk mund të parashikoni kurrë me 100% siguri se çfarë do të ndodhë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat