Sainz humb garën e Arabisë Saudite, ja kush do ta zëvendësojë

Formula 1

Sainz humb garën e Arabisë Saudite, ja kush do ta zëvendësojë

Më: 8 mars 2024 Në ora: 13:23
Carlos Sainz

Sainz humb garën e Arabisë Suadite, ja kush do ta zëvendësojë

Carlos Sainz humb garën e Arabisë Saudite.

Piloti spanjoll i Ferrarit ka pasur probleme shëndetësore dhe do të duhet t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale për të hequr apendicitin.

Sainz shfaqi probleme që në mes të javës, por mori pjesë në provat e lira të ditës së enjte, ku u rendit i gjashti, ndërsa më pas ndjeu sërish shqetësime dhe pas ekzaminimeve, u vendos që t’i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale.

Lajmin e ka dhënë vetë skuadra e Ferrarit, që bën me dije se në vendin e Sainz, në Arabinë Saudite do të garojë piloti rezervë Oliver Bearman, i cili nuk do të marrë pjesë kështu në Formula 2.

Bearman është formuar si pilot pikërisht në akademinë e Ferrarit dhe do të ketë mundësinë të garojë për herë të parë në Formula 1, ku do të tentojë të lërë gjurmë, duke i dhënë pikë skuadrës italiane.

Çmimi i madh i Arabisë Saudite do të zhvillohet të shtunën në orën 18:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat