Bearman do të garojë për Ferrarin në Arabi

Formula 1

Bearman do të garojë për Ferrarin në Arabi

Më: 8 mars 2024 Në ora: 13:54
Carlos Sainz

Carlos Sainz do të mungojë në Çmimin e Madh të Arabisë Saudite në Formula 1, pasi do t'i nënshtrohet një operacioni sa më shpejt të jetë e mundur për të hequr apandesitin.

Këtë e konfirmoi skuadra e Ferrarit, e cila me një postim në Twitter zbuloi gjendjen e pilotit spanjoll, i cili u detyrua të largohej nga pista të mërkurën më 6 mars pas një shqetësimi.

Piloti i Ferrarit do të zëvendësohet nga piloti rezervë Oliver Bearman i cili për këtë arsye nuk do të marrë pjesë në garat e Formula 2. Bearman është një produkt i Akademisë së Pilotëve të Ferrarit.

Ditën e djeshme, spanjolli kishte përfunduar i gjashti në provat e lira pas Leclerc-ut, por nuk ishte mirë për shkak të temperaturës dhe çrregullimeve gastrointestinale, deri në lajmet e sotme. Ferrari shpreson të rikuperojë Sainz për GP-në e radhës në Australi më 28 mars, por padyshim që situata do të vlerësohet dita-ditës pas operacionit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat