Rrëfehet 18-vjeçari: Qafa më dhemb ende

Formula 1

Rrëfehet 18-vjeçari: Qafa më dhemb ende

Më: 12 mars 2024 Në ora: 11:33
Oliver Bearman

Piloti 18-vjeçar anglez Oliver Bearman debutoi në Formula 1 me Ferrari në garën e Arabisë Saudite dy ditë më parë, ku zuri vendin e spanjollit Carlos Sainz, i operuar me urgjencë nga apandesiti. Bearman u klasifikua në vendin e shtatë, në një garë ku u nis nga vend ii 11-të dhe arriti të fitojë 4 pozicione.

Piloti është lënë në pritje edhe për garën e ardhshme në Australi, teksa Sainz është në periudhë rikuperimi pas operacionit. “Unë jam gati. “Unë shtyva gjatë gjithë garës, veçanërisht me gomat e forta.

Kjo kërkon shumë saktësi për të ecur shpejt në çdo xhiro. Në fund kur kisha dy pilotë nga pas ishte e vështirë, isha i lodhur, por duhej të vazhdoja të shtyja”, tha Bearman.

“Mendoj se në përgjithësi jam i lumtur, është hera ime e parë që bëj kaq shumë xhiro radhazi me gomat e buta dhe të forta, dhe është hera e parë që e kam gjetur veten duke ndjekur makina të tjera.

U përpoqa të përdor bateritë në mënyrën e duhur për parakaluar”, u shpreh britaniku, që debutoi në Formula 1 me Ferrari.

“Kam vuajtur pak me qafën time, sidomos kur nuk merr më ajër të pastër dhe lodhesh. Nuk është pista më e mirë në nivel fizik për të debutuar, por mendoj se kemi bërë një punë të mirë”, tha Oliver Bearman.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat