Befason Horner

Formula 1

Befason Horner

Më: 19 mars 2024 Në ora: 18:41
Horner

Te skuadra Red Bull Racing situata nuk është aq e qetë sa duket pavarësisht paraqitjeve të mira në pistë këtë sezon (dy fitore). Çështja “Horner” ka krijuar mjaft paqartësi në lidhje me të ardhmen si të vetë drejtuesit ashtu dhe të pilotëve të makinës kampione sezonet e fundit në Formula 1.

Max Verstappen ka një kontratë deri në vitin 2028 me Red Bull, ndërsa ajo e Sergio Perez skadon në fund të këtij viti. Teorikisht, makina austriake kërkon vetëm një pilot për vitin tjetër edhe pse mund të konfirmohet meksikani, që në dy garat e para është renditur i dyti, duke përmbushur më së miri misionin e tij.

Gjithsesi, asgjë nuk është e pamundur të ndodhë, duke parë lëvizjen e Lewis Hamilton nga Mercedes te Ferrari vitin 2025. Kjo mund të thotë se edhe Max Verstappen mund të lërë Red Bull pas polemikave brenda skuadrës, për të shkuar te Mercedes apo Aston Martin.

Gjithsesi, Horner nuk duket i shqetësuar për pilotët që do të ketë Red Bull sezonin e ardhshëm.

Për këtë çështje, ai thotë: “Ne kemi një makinë fenomenale dhe kemi një vend të lirë për vitin e ardhshëm.

Kandidatë për vendin e Perez janë ndoshta 16 pilotë. Të gjithë dëshirojnë të jenë në atë makinë për vitin e ardhshëm”.

“Për mua, Sergio Perez është në “pole position” për të qenë sërish këtu me ne edhe vitin tjetër.

Ai është kandidati kryesor, por fillimisht ai duhet të konfirmojë vendin e tij këtu.

E ka nisur mirë sezonin dhe shpresojmë të vazhdojë këtshtu deri në fund, pasi alternativat nuk mungojnë”, u shpreh Christian Horner.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat