Red Bull-i shumë larg, Hamilton rekord

Formula 1

Red Bull-i shumë larg, Hamilton rekord

Më: 20 mars 2024 Në ora: 12:58
Pamje nga një garë

Fundjava e tretë e Kampionatit Botëror të Formula 1 do të mbahet më datat 22 deri 24 mars në Australi. Cirkuiti i radhës për pilotët do të jetë ai në Melbourne. Çmimi i madh i Australisë është në edicionin e 38-të të në historinë e tij. Megjithatë, do të jetë i 27-ti që do të mbahet në Melbourne, pasi më para garat janë zhvilluar në qytetin e Adelaide.

Me motorët ende jo të ndezur plotësisht, 2 sfidat e para të këtij edicioni të Formula 1 kanë parë Red Bullin dhe Max Verstappen favoritët kryesorë për t’u rikurorëzuar si kampion absolut. Verstappen dhe Perez janë 2-shja e parë në garat e para të këtij viti kalendarik.

Në 2023-shin fituesi i këtij çmimi ishte pikërisht holandezi që e provoi për herë të parë suksesin në kontinentin e largët.

Rekordin për më shumë fitore në këtë pistë e mban Michael Schumacher me 4 të tilla, ndërsa anglezi Lewis Hamilton mban rekordin e podiumeve, në dhjetë herë. Australia është një garë e veçantë për pilotët, pasi ndër vite fituesit kanë qenë të ndryshëm. Mjafton të përmendim që para Verstappen, ishte Leclerc që mori maksimumin nga gara e 2022-shit.

Red Bulli nuk e ka historinë me vete as me fitoret si skuderi, pasi austriakët ja kanë dal mbanë në vetëm 2 raste. Më të mirët në librat e statistikës kanë qenë McLaren me 11 suksese.

Por, kjo është një garë tjetër dhe si e tillë premton spektakël për të gjithë të apasionuarit pas botërorit të shpejtësisë. Rikthim konsiderohet Carlos Sainz, që la pas operacionin në apendicit dhe është i gatshëm të fitojë terren ndaj rivalëve. E njëjta gjë dhe për shokun e tij të skuadrës. Charles Leclerc, që kërkon të mbajë vazhdimësinë në rezultate.

Disi më mbarapa Mercedesi që nuk duket në rrugën e duhur deri më tani, me Lewis Hamilton me vetëm 8 pikë të grumbulluara, në 2 gara.

Ata që dëshirojnë ta shohin “live” eventin e kësaj fundjave duhet të sakrifikojnë orët e tyre të gjumit, pasi gara vjen live në orën 5 të mëngjesit të së dielës. Një ditë pushimi që nis më herët, por e justifikuar prej spektaklit dhe emocioneve që jep Formula 1.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat