Leclerc mesazh Red Bull-it: Jemi më mirë se vjet

Formula 1

Leclerc mesazh Red Bull-it: Jemi më mirë se vjet

Më: 20 mars 2024 Në ora: 19:31
Leclerc me makinë

Charles Leclerc u klasifikua në vendin e tretë në garën e fundit të Formula 1 zhvilluar në Arabinë Saudite, duke korrur podiumin e parë sezonal. Në prag të garës së Australisë, këtë fundjavë, monogasku i Ferrari e sheh si pozitiv këtë start, me dy vende të treta nga pilotët e “kokëkuqes”.

“Mendoj se jemi në një pozicion më të mirë se vitin e kaluar. Kur fillimisht pilotuam me makinën e vitit të kaluar, ajo nuk performoi ashtu siç prisnim.

Ndaj ishte pak e vështirë për të kuptuar se nga vinte problemi dhe e identifikuam me vonesë atë që na pengonte”, u shpreh Leclerc.

Ato të një viti më parë janë ndjesitë që Leclerc tani i ka lënë pas: “Sidoqoftë këtë vit, makina nuk ka asgjë të keqe. Të paktën bën gjithçka që presim, që është një pikënisje e mirë. Dhe ne mund të fokusohemi menjëherë te përmirësimi i saj, gjë që më jep besim se ritmi i zhvillimit do të jetë më i mirë se vitin e kaluar”.

Në Australi, Leclerc i kërkohet të kompensojë një nga garat më zhgënjyese të vitit 2023, ku pas një kontakti që në start u tërhoq. “Red Bull mbetet favorite edhe aty, por do të shohim nëse mund të shkojmë më lart se vendi i tretë. Besimi nuk mungon, të shohim se si do të reagojë makina”, tha Leclerc.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat