Holandezi nuk e mohon një të ardhme te Mercedes

Formula 1

Holandezi nuk e mohon një të ardhme te Mercedes

Më: 21 mars 2024 Në ora: 18:11
Max Verstappen e Wolff

Max Verstappen është në kontratë me Redbull deri në vitin 2028, megjithatë holandezi nuk e mohon një kalim te Mercedesi në të ardhmen. Ishte shefi i skuderisë gjermane Toto Wolff ai që i “thuri” elozhe tre herë kampionit të Botës pas Çmimit të Madh të Arabisë Saudite.

Wolff u shpreh se të gjithë do ta dëshironin në skuadër një pilot si Verstappen. I pyetur rreth këtyre komenteve, Verstappen theksoi se ka një vlerësim të madh për Wolff ndërsa shtoi se të ardhmes nuk i dihej kurrë.

“Për mua është një kënaqësi të dëgjoj fjalë të mira nga Wolff, megjithatë unë nuk ndikohem nga këto komente për të ardhmen. E respektoj shumë Wolff, pavarësisht disa “përplasjeve” në të kaluarën. Ishte normale pasi ishim në garë për titullin. Por, e theksoj se respekti për të nuk më ka munguar kurrë.

Një kalim i mundshëm te Mercedesi? Nuk e di çfarë do të ndodhë pas vitit 2028.

Nuk e di nëse do të largohem nga Formula 1 apo do të nënshkruaj një kontratë të re. Është ende herët dhe nuk mund ta parashikoj të ardhmen”, u shpreh Verstappen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat