Australia, stacioni i radhës në Formula 1

Formula 1

Australia, stacioni i radhës në Formula 1

Më: 22 mars 2024 Në ora: 16:48
Pamje nga një garë

Australia do të jetë mikpritësja e garës së tretë të këtij sezoni në Kampionatin Botëror të Formula 1.

Gara me 58 xhiro do të zhvillohet në pistën “Albert Park” me një gjatësi prej 5,2 kilometra që ndodhet në Melbourne.

Xhirot e renditjes do të mbahen nesër në orën 06:00, kurse gara më 24 mars të dielën në orën 05:00.

Dy garat e para të sezonit i fitoi piloti holandez i Red Bull-it, Max Verstappen.

Pesë vendet e para të klasifikimit të pilotëve dhe ekipeve janë:

Pilotët

1. Max Verstappen (Holandë): 51 pikë

2. Sergio Perez (Meksikë): 36

3. Charles Leclerc (Monaco): 28

4. George Russell (Britani e Madhe): 18

5. Oscar Piastri (Australi): 16

Ekipet

1. Red Bull: 87

2. Ferrari: 49

3. McLaren: 28

4. Mercedes: 26

5. Aston Martin: 13

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat