Max Verstappen del në pah në momentin më vendimtar të provave zyrtare dhe merr të tretin Pole-Position për këtë sezon. Fundjava në Australi në pistën e “Abert Park” në Melbourne nisi nën shenjën e Ferrarit dhe Charles Leclerc, mirëpo në sesionin e tretë të provave zyrtare, tre herë kampioni i botës iu tregoi “targën” rivalëve të tij.
Holandezi ia doli të kryejë një xhiro perfekte, për rekord duke regjistruar kohën 1’15’’915 dhe në garën e së dielës do të niset i pari për të tentuar të tretin sukses për këtë sezon.
Nga ana tjetër, surpriza e Ferrarit ishte Carlos Sainz. Spanjolli që në garën e kaluar mungoi për një operacion në apendesit, u shfaq heroik në provat zyrtare duke regjistruar kohën e dytë më të mirë teksa spostoi në vendin e tretë pilotin tjetër të Redbull, Sergio Perez.
Ndërkohë, nga vendi i tretë do të startojë McLareni i Lando Norris, teksa zhgënjim i madh ishte Charles Leclerc. Piloti i Ferrarit kishtë dhënë sinjale pozitive gjatë provave, por në fund gaboi dhe do të niset vetëm nga vendi i pestë.
Zhgënjyes edhe Leëis Hamilton që do të niset i 11, ndërsa shoku i skuadrës, George Russell do të niset nga vendi i shtatë. Në dhjetëshen e parë u renditen edhe Piastri i gjashti, Tsunoda i teti, Stroll i nënti dhe Alonso i dhjeti.