Wolf duket i pashpresë

Formula 1

Wolf duket i pashpresë

Më: 26 mars 2024 Në ora: 17:40
Wolf në mes

Viti i revanshit rrezikon të kthehet në një tjetër sezon makthesh. 

Rikthimi i Hames Allison në drejtimin teknik nuk duket se ka zgjidhur problemet që kanë përfshirë Mercedes që nga viti 2022 kur debutuan rregullat e reja në Formula Një.

Madje në krahasim me vitin e kaluar skuadra ka bërë një hap pas, W15 është në luftë me Aston Martin për rolin e forcës së katërt apo të pestë të kampionatit.

Red Bull, Ferrari dhe McLaren janë dukshëm përpara ndërkohë që vendi i dytë për konstruktorë në vitin 2023 duket një kujtim i largët. Një kuadro zhgënjyese ku Toto Wolff ka vendosur të vërë fytyrën e tij pa kërkuar alibi në një intervistë ku shprehet;

“Do të gënjeja nëse do të thoja se në ndonjë moment kam patur ndjesi pozitive apo se ndihem optimist në lidhje me situatën tonë. Por duhet t’i tejkalojmë mendimet negative dhe të themi se do të dalim nga kjo situatë. Sot ndihem kështu, është brutale. Bën pjesë në rolin tim të jem pozitiv dhe krijues, por po bëhet gjithnjë e më e vështirë.

Duhej të isha i pari që t’i thoja drejtuesve të sillnin ide të reja nëse kishin, por problemi ynë nuk është organizimi apo mentaliteti. Problemi ynë është fizika. Duhet të gjejmë çelsin e zgjidhjes për makinat aktuale.

Ndonjëherë me vjen t’ja fus me grusht vetes, por nga ana tjetër është e vërtetë që kur i bën gjërat si duhet mund t’i zgjidhësh problemet shpejt. Duhet të vazhdojmë të besojmë, por për momentin është shumë e vështirë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat