Volf: Viti 2026 mund të jetë pika e kthesës për Mercedesin

Formula 1

Volf: Viti 2026 mund të jetë pika e kthesës për Mercedesin

Më: 27 mars 2024 Në ora: 11:54
Volf

Pas dy sezoneve të pakënaqur, Ë15 duhet të ishte pika e kthesës për ekipin e Mercedesit, që dominoi deri në vitin 2020. Në vend të kësaj, ajo që dukej si një hap përpara u shndërrua në një hap prapa, pasi Mercedesi humbi terren jo vetëm ndaj Red Bull, por edhe karshi Ferrari e MekLareniy.

Toto Volff pranoi se do t’i kishte dhënë vetes “një grusht në hundë” për gabimet e bëra në vitet e fundit dhe tani flet hapur për vitin 2026, vitin e revolucionit.

“Natyrisht, viti 2026 mund të jetë një pikë kthese e madhe dhe ndonjëherë kërkon pak kohë. Kur Mihael Shumaher u transferua nga Benetoni te Ferrari, u deshën katër sezone para se të fitonte titullin e tij të parë. Por ishte një nga arsyet pse Ferrari u rindërtua”.

“Kur filloi epoka e motorëve hibridë në vitin 2014, ne demonstruam se sa konkurrues mund të jemi në atë fushë.

Tani, duke parë nga brenda zhvillimet drejt vitit 2026, besoj se do të jemi sërish shumë konkurrues.

Por vetëm motori nuk mjafton, duhet të ndërtojmë edhe një shasi të mirë. Dhe keni një dyshe të mirë pilotësh.

Kam besim se do të kthehemi sërish në majën absolute”, tha Volf.

“Ne e dimë se çfarë duhet të ndryshojmë për ta bërë makinën të sillet më mirë në kthesat e shpejta, për shembull. Por nëse e bëjmë këtë, ne ende humbim kohë në seksionet e ngadalta. Shkurtimisht, ne nuk kemi gjetur ende një zgjidhje që na lejon të arrijmë një kohë më të mirë të xhiros”, tha në fund Toto Volff.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat