Mercedesi po kërkon një zëvendësues të Lewis Hamiltonit

Formula 1

Mercedesi po kërkon një zëvendësues të Lewis Hamiltonit

Më: 28 mars 2024 Në ora: 16:05
Skuadra Mercedes

Piloti britanik, Lewis Hamilton do të largohet nga Mercedesi në vitin 2025 për të kaluar tek Ferrari.

E tash, Mercedesi është duke kërkuar një zëvendësues të Hamiltonit.

Sebastian Vettel ishte diskutuar si një kandidat i mundshëm për ta zëvendësuar ish-kampionin e botës, por duket se gjermani nuk e ka ndërmend të rikthehet në Formula 1 ku ishte pensionuar gjatë vitit 2022.

Edhe shefi i Mercedes, Toto Wolff nuk e parasheh Vettelin si opsion.

“Ne duhet të vendosim a na duhet një i ri apo me përvojë. Merecedes dëshiron një pilot që mund t’i jap shtysë, veçanërisht zhvillimit të makinës në gara”, u shpreh Wolff

Kujtojmë që për tri vite radhazi, ekipi gjerman Mercedes nuk është pretendent për titull kampion bote, pasi Red Bulli dhe Ferrari shihen si favoritët kryesor.

Dyshja kryesore për ta zëvendësuar britanikun shihen Max Verstappen dhe Fernando Alonso.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat