Red Bull nuk e mundim dot ende si individ

Formula 1

Red Bull nuk e mundim dot ende si individ

Më: 29 mars 2024 Në ora: 12:14
Foto ilustrim

Fitorja e dyfishtë në garën e Australisë ka rikthyer entuziazmin te Ferrari, që pas dy vendeve të treta në dy garat e para tregoi se ka një makinë konkurruese. Gjithsesi, te “kokëkuqja” janë të vetëdijshëm se Red Bull është ende një hap përpara.

Garat e ardhshme janë shumë të rëndësishme për të vlerësuar ecurinë e mundshme të pjesës tjetër të kampionatit. “Ky është objektivi ynë, që Ferrari te jetë konkurrues për kampionatin e konstruktorëve”, tha Frederic Vasseur, shefi i makinës italiane.

“Natyrisht që ne duam edhe të luftojmë për kampionatin e pilotëve, por ndoshta ky vit është ndoshta pak herët për këtë gjë, por do të shohim”, u shpreh më tej menaxheri francez i Formula 1.

“Kam respekt të madh për Carlos si njeri dhe si pilot. Kur i thashë për zgjedhjen e Hamilton, i premtuam vetes se do të jepnim maksimumin deri në kthesën e fundit të garës së fundit”, tha Vasseur.

Ai përshkroi rrugën që duhet ndjekur: “

Fundjavat nuk do të jenë të gjitha si në Melburn, por kërkojmë të mos bëjmë gabime, të përmirësohemi hap pas hapi dhe të mbajmë të njëjtin vendosmëri“.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat