Rrëfehet Hamilton: Pas garave do të merrrem me kinema dhe modë

Formula 1

Rrëfehet Hamilton: Pas garave do të merrrem me kinema dhe modë

Më: 3 prill 2024 Në ora: 12:49
Lewis Hamilton

“E kuptoj që nuk mund të vrapoj përgjithmonë.

Sapo të ndalem, do të lë mikrofonin e radio-komunikimit dhe do të jem një person i lumtur.

Problemi i vërtetë është se dua të bëj gjithçka, por e kuptoj se kjo gjë nuk mund të realizohet. Megjithatë, unë jam shumë ambicioz”.

Është kjo deklarata e Lewis Hamilton, pilotit britanik 7 herë kampion bote në Formula 1 për “GQ”, në prag të garës së Suzuka këtë fundjavë në Japoni.

“Në fakt, asgjë nuk është e pamundur, por për t’u bërë mjeshtër në diçka, duhen dhjetë mijë orë. Nuk ka kohë të mjaftueshme për t’u bërë një mjeshtër në të gjitha këto disiplina. Pasi të largohem nga Formula 1 mendoj se do të merrem me kinema dhe modë”, tha më tej Hamilton.

Duke folur për kalimin e tij te Ferrari vitin tjetër, ai shprehet: “Ishte një dëshirë e pavetëdijshme e lidhur me periudhën e parë të jetës sime. Por ka qenë gjithmonë një objektiv i rëndësishëm për mua. Për momentin, unë dua ta çoj Mercedesin në potencialin e tij të plotë këtë sezon”.

Hamilton zotohet t’i përkushtohet kauzës së Mercedes për kampionatin botëror, por në të njëjtën kohë ka vështrimin e tij drejt së ardhmes. Ai i menjëhershëm (2025 në Ferrari) por mbi të gjitha ai afatmesëm, pas përfundimit të karrierës së tij të jashtëzakonshme në Formula 1.

“Unë kurrë nuk kam filluar një vit duke menduar për vitin e ardhshëm. Mendimi im kryesor i përgjigjet vetëm një pyetjeje: Si mund ta përfundoj vitin më të mirë ndonjëherë me ekipin tim aktual, pas gjithë sezoneve triumfale të kaluar së bashku? Unë jam duke u stërvitur më shumë se kurrë”, tha Hamilton.

“Ndihem fizikisht më i përgatitur se në çdo sezon tjetër. Kështu që jam shumë i emocionuar për të tashmen, i vetëdijshëm se nuk mund të bëj më mirë se kaq. Në të njëjtën kohë po krijoj ide të reja, projekte që dua t’i zbatoj në fazën tjetër”, u shpreh piloti britanik.

Gjatë intervistës, Hamilton foli për garën e diskutueshme në Abu Dhabi në vitin 2021, ku humbi titullin e tetë kampion: “A më kanë grabitur? Është e qartë. Megjithatë, mbaj me vete një kujtim të çmuar të asaj dite: Praninë e babait tim. Kishim kaluar së bashku slitën e jetës, me ulje-ngritje dhe në ditën më të dhimbshme ai ishte aty.

Ai më mësoi të eci përpara me kokën lart”.

“Natyrisht shkova për të uruar Max, pa i kuptuar pasojat negative të asaj që kishte ndodhur. Më dukej sikur një pjesë e imja po e shikonte atë që bëja. Ky ishte momenti përcaktues i jetës sime. Nëse i shoh sërish imazhet, më dhemb, por jam në paqe me veten”, tha Hamilton.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat