Një fitore dhe dy podiume në katër garat e para kanë bërë që piloti spanjoll i Ferrari, Carlos Sainz, të jetë shumë i kërkuar për vitin e ardhshëm. Ai do të lërë “kokëkuqen” në fund të këtij viti, ndërkohë që të gjitha makinat kryesore i kanë ofruar një vend për vitin 2025.
Red Bull, Mercedes, Aston Martin por edhe Audi që rikthehet në vitin 2026 kërkon shërbimet e Sainz, që do t’i lërë vendin Leëis Hamilton. Duke folur për “AS” për një gabim të mundshëm që Ferrari bëri me të, spanjolli tha: “Nuk mendoj për këtë gjë kur vendos kokoren dhe garoj”.
“Nuk e mohoj se nëse arrij rezultate të mira dua t’u tregoj të gjithëve, vetes time të parit, se jam një pilot fitues. Nëse kam një makinë fituese askush nuk duhet të më nënvlerësojë”, u shpreh Carlos Sainz.
“Nuk dua t’i tregoj askujt e aq më shumë Ferrari apo një makine tjetër aftësitë e mia. Unë garoj për të fituar dhe kur kam një makinë kompetitive kërkoj podiumin ose fitoren. Deri në vitin 2022 nuk kam patur një makinë të tillë, ndërsa tani shpresoj të fitoj sa më shumë”, tha spanjolli, me 3 fitore në Formula 1.