Dy pilotët me strategji të ndryshme

Formula 1

Dy pilotët me strategji të ndryshme

Më: 9 prill 2024 Në ora: 13:43
Pamje nga gara e fundit

Për të tretën herë këtë sezon të Formula 1, piloti spanjoll i Ferrari, Carlos Sainz, arrin të renditet para Charles Leclerc, shokut të tij të skuadrës.

Në garën e fundit në Suzuka, dy pilotët patën strategji të ndryshme, por në fund spanjolli u rendit i treti dhe monogasku i katërti.

“Jam shumë i lumtur për mënyrën se si shkoi gara, pasi u nisa shumë pas dhe përfundova i katërti.

Këtë vit ne jemi të fortë në garë.

Në Bahrein kishim probleme me frenat dhe nuk treguam ritmin, por bëmë një hap të mirë përpara. Jam i lumtur për këtë”, tha Leclerc.

“Nëse e shikojmë fundjavën në tërësi, nuk jam i lumtur sepse nëse do të isha i lumtur me një vend të katërt, atëherë do të më duhej të qëndroja në shtëpi. Kualifikimi të shtunën nuk shkoi mirë.

Kualifikimi ka shkuar gjithmonë mirë për mua, por për dy garat e fundit kam bërë disa modifikime dhe po paguaj çmimin,” u shpreh monogasku.

“Tani kemi një javë për të punuar dhe për të kuptuar pse nuk arrij të japë një kohë të mirë në provat zyrtare.

Kur të arrijmë ta rregullojmë këtë aspekt, jam i sigurt se do të marrim një kënaqësi të madhe.

Tani më duhet të fokusohem në këtë, por sa herë që kam punuar për diçka është përmirësua, ndaj nuk jam shumë i shqetësuar”, tha Leclerc.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat