Alonso i çudit të gjithë

Formula 1

Alonso i çudit të gjithë

Më: 11 prill 2024 Në ora: 20:00
Fernando Alonso

Fernando Alonso i ka dhënë fund sot të gjitha dilemave rreth të ardhmes së tij.

Piloti spanjoll, nëpërmjet një video-konference, ka zbuluar se ka rinovuar kontratën me skuadrën e Aston Martin deri në vitin 2026.

Piloti asturian ishte një ndër emrat më të lakuar në merkaton e pilotëve, pasi kontrata ne skuadrën aktuale mbaronte në fund të këtij viti dhe ekzistonte mundësia që ai të shkonte te një nga skuadrat e mëdha si Red Bull apo Mercedes, të cilat kanë vende bosh për edicionin e ardhshëm.

Por Alonso vendosi të qëndronte te Aston Martin, i bindur se ky ekip ka potencial për të luftuar për objektiva prestigjiozë, edhe pse në mbyllje të kësaj kontrate do të jetë 45-vjeçar.

“Kam folur me skuadra të tjera, po, është normale kur hyn në negociata. Duhet të shohësh tregun, t’i dëgjosh të gjithë.

Është e zakonshme dhe është e drejtë të dëgjosh propozimet apo të shohësh se si lëviz tregu. Në mendjen time, Aston Martin ishte zgjedhja më logjike. Më e mira, e ndjeva që më donin më shumë te Aston Martin.

Bisedat e tjera nuk bënë që të arrija në një konkluzion, ose kërkohej më shumë kohë. Te Aston Martin ishte një dëshirë e qartë që të punonim bashkë. Kjo ishte vendimtare”, shpjegoi Alonso.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat