Mercedes nuk heq dorë nga Verstappen, i ofron një rrogë më të lartë se ajo e Hamilton
Lewis Hamilton nuk do të garojë me Mercedes vitin tjetër, pasi ka preferuar të shkojë te Ferrari. Te makina gjermane ende nuk kanë gjetur një zëvendësues, ndërkohë që përflitet se një kandidat i mundëshëm është Max Verstappen.
Tri herë kampioni i botës në Formula 1 ka një kontratë afatgjatë me Red Bull Racing, por disa konflikte brenda skuadrës kanë kanë sjellë tension.
Sipas mediave, te Mercedes nuk dorëzohen për të marrë holandezin dhe punojnë nën rrogoz.
Mësohet se makina gjermane ka aprovuar bilancin për vitin 2025, duke miratuar edhe një rritje rrogë në pagat e pilotëve.
Kjo për të bindur Verstappen të pranojë ofertën që do t’i bëjë makina gjermane, e cila do të jetë më e lartë se ajo e Hamilton.
Duket qartë që te Mercedes e kanë seriozisht idenë e afrimit të pilotit holandez edhe pse të Red Bull deklaruan nga Japonia se ai do të qëndrojë me 100%. Të gjithë presin se si do të shkojnë ngjarjet deri në verë para se të bëjnë lëvizjet e fundit.