Piloti spanjoll i Aprilia, Maverick Vinales, fitoi sot garën sprint në MotoGP, të vlefshme për Cmimin e Madh të Amerikës.
Gara e zhvilluar në pistën e Austin (11 xhiro), u dominua nga Vinales, që mbërriti në finish i shkëputur ndjeshëm nga rivalët.
Në vendin e dytë, me gati 3 sekonda vonesë, u klasifikua spanjolli tjetër i Ducati Gresini, Marc Marquez (i dyti). Ndërkohë që, në vendin e tretë u rendit spanjolli Ducati Pramac, Jorge Martin.
Pra, një dominim spanjoll në garën sprint, që vijoi edhe me Pedro Acosta (i katërti me Red Bull Tech 3) e Alex Espargaro (i pesti). Vetëm i teti kampioni i botës në fuqi, italiani Francesco Bagnaia me Ducati zyrtar.