Viti 2024 ka nisur nën pritshmëritë që Mercedes kishte me të dy pilotët e saj.
Pas 4 garave të para në Formula 1 makina nga Brackley është inferiore jo vetëm ndaj Red Bull e Ferrari por edhe ndaj McLaren.
Madje në garën e fundit në Japoni u rendit edhe pas Aston Martin.
Këtë fundjavë do të garohet në Shanghai, në Kinë, ku Formula 1 rikthehet pas 5 vitesh. “Do të jetë një fundjavë interesante në pistë, pasi për herë të parë garojnë aty këto makina të reja, gomat reja dhe asfalt të ri në krahasim me herën e fundit që garuar ary. Kështu që do të ketë shumë të panjohura”, u shpreh Toto Wolff, shefi i Mercedes.
“Ne do të përballemi gjithashtu me fundjavën e parë të garës sprint këtë sezon dhe kjo sjell sfida të mëtejshme.
Ndryshimet në format do të përmirësojnë fundjavën, ndërsa ora e vetme e provave të lira do të na detyrojë të marrim vendime bazuar në informacione dhe të dhëna të pjesshme të pashmangshme”, u shpreh Wolff.
Ëolff shpreson të bëjë një hap tjetër përpara në krahasim me atë që ai beson se bëri në Japoni, ku zgjedhja për të vendosur goma të forta pas flamurit të kuq nuk dha rezultat: “Rezultatet nuk e dëshmojnë këtë, por në Japoni kemi bërë përparim solid me makinën tonë. Ne duam të vazhdojmë në këtë rrugë”, tha shefi i Mercedes.