Shiu bën lëmsh provat zyrtare për garën sprint në Kinë

Formula 1

Shiu bën lëmsh provat zyrtare për garën sprint në Kinë

Më: 19 prill 2024 Në ora: 16:22
Pamje

Shiu bën lëmsh provat zyrtare për garën sprint në Kinë, McLaren niset nga “pole”!

Lando Norris do ta nisë nga vendi i parë garën e parë sprint të këtij sezoni të Formula 1, atë që zhvillohet mëngjesin e së hënës në pistën e Shanghai, në Kinë.

Piloti britanik i McLaren dha kohën 1’57”940 në pistën e lagur për shkak të shiut, duke qenë më i shpejti në pistë.

Në vendin e dytë u rendit Lewis Hamilton me Mercedes, paraqitja e tij më e mirë e këtij sezoni. Ai la pas Fernando Alonso me Aston Martin e Max Verstappen me Red Bull. Në “top-8” më të mirët janë edhe Carlos Sainz (Ferrari), Sergio Perez (Red Bull), Charles Lerclerc (Ferrari).

Shiu që ra gjatë paradites dhe përgjatë provave bëri disi lëmsh pilotët, ndërkohë që në garën sprint priten surpriza. Fillimisht koha e Norris u hoq, por më pas u rivendos. Pilotët pritet të garojnë me gomat e mesme në garën sprint, që do të nisë në orën 05:00 të mëngjesit me orën shqiptare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat