Një kosh në sekondën e fundit nga ana e Murray i dha fitoren ekipit të Denver, që mundi 101-99 Lakers në çerekfinalen e dytë play off, duke udhëhequr 2-0 serinë. Një sfidë e ekuilibruar, që mund të ishte fituar edhe nga miqtë.
Trioja Davis-James-Russell realizoi 81 pikë për Lakers, por që s’mjaftuan për të fituar. Për kampionët e Denver, Jokis realizoi një “triple double”, me 27 pikë, 20 rebound e 10 asist, mbështetur nga Porter me 22 pikë e Murray me 20.
Në Konferencën e Lindjes, ekipi i Cleveland mundi 96-86 Orlando dhe tashmë udhëheq 2-0 serinë e çerekfinaleve. Donovan Mitchell me 23 pikë ishte lider në fushë për Cavaliers, që merituan fitoren.
Po 2-0 udhëheq serinë e takimeve çerekfinale edhe ekipi i New York, që sot mposhti 104-101 Philadelphia. Sfidë e ekuilibruar deri në fund, ku për vendasit të gjithë titullarët realizuan mbi 10 pikë (Brunson 24 më i miri). Embiid e Maxey realizuan 69 pikë për Philadelphia, por që mbetën për statistikë.
NBA-Çerekfinalet, Kon.Lindjes
Cleveland – Orlando, 96-86 (2-0)
New York – Philadelphia, 104-101 (2-0)
Boston – Miami, (1-0)
Milwaukee – Indiana, (1-0)
NBA-Çerekfinalet, Kon.Perëndimit
Minnesota – Phoenix, (1-0)
Denver – Lakers, 101-99 (2-0)
Clippers – Dallas, (1-0)
Oklahoma – New Orleans, (1-0)