Azia kërkon edhe dy gara të tjera në Formula 1

Formula 1

Azia kërkon edhe dy gara të tjera në Formula 1

Më: 25 prill 2024 Në ora: 14:11
Pamje nga një garë

Me përfundimin e Çmimit të Madh të Kinës, Formula 1 largohet përkohësisht nga Azia për të kaluar në Amerikë, ku do të zhvillohet gara e radhës në Majami.

Gjithsesi, garat do të rikthehen në kontinentin aziatik në mes të shtatorit për Çmimin e Madh të Singaporit.

Por këto tri gara, Japonia, Kina e Singapori, mund të mos jenë pistat e vetme të Azisë së Largët, ku zhvillohet Formula 1. Koreja e Jugut ka aplikuar për të organizuar sërish një fundjavë gare, por jo më në pistën e Jeongam, ku u zhvilluan 4 gara, nga viti 2010 deri në vitin 2013.

Në këtë rast, vendi tjetër i mundshëm mund të të jetë qarku i rrugës “Inçeon”, i vendosur disa kilometra larg kryeqytetit Seul. Presidenti dhe CEO i F1, Stefano Domenikali, kishte deklaruar se do të udhëtonte në Kore, por ditari i tij i udhëtimit në Azi mund të përfshijë edhe një vend tjetër.

Formula 1, e cila ka përjetuar një zgjerim të fortë ndërkombëtar vitet e fundit, po shqyrton përfshirjen e kombeve të tjera nga viti 2026 e në vazhdim. Dhe vendi tjetër aziatik që kërkon një garë është Tajlanda. Në këtë rast, projekti do të ishte ai i një piste qytetase spektakolare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat