Kaos në pistën e Jerezit

Formula 1

Kaos në pistën e Jerezit

Më: 28 prill 2024 Në ora: 11:41
Pamje nga gara

Piloti spanjoll i Ducati Pramac, Jorge Martin, fitoi  garën sprint të MotoGP zhvilluar në pistën e Jerez (Spanjë).

Një garë e kushtëzuar nga shumë rrëzime, ku spikat ajo e xhirove të fundit, ku 6 pilotë e panë veten jashtë garës.

Mes tyre edhe Marc Marquez, që kryesonte garën në ato momente. Gjithë këto rrëzime u kushtëzuan nga vaji që ishte në pistë, i mbetur aty që nga provat e paradites dhe shiu që ra më pas e kishte bërë të rrëshqitshme pistën.

Edhe Martin që e nisi nga vendi i shtatë dhe fitoi këtë garë sprint rrezikoi të rrëzohej, por arriti të mbajë motorin dhe kapitalizoi në maksimum gabimet e të tjerëve. Në podium u ngjitën edhe spanjolli tjetër Pedro Acosta (i dyti me Tech3) dhe francezi Fabio Quartararo (i treti me Yamaha).

Jashtë piste përfundoi edhe kampioni i botës në fuqi, italiani i Ducati, Francesco Bagnaia, i penalizuar pas një kontakti me Binder për pasojë, plot 9 pilotë nuk e përfunduan garën, ndërkohë që Martin kryeson renditjen me 29 pikë avantazh ndaj rivalëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat