Valon Jaha e nis me fitore, në podium edhe Leutrim Rexhepi e Besfort Bunjaku

Formula 1

Valon Jaha e nis me fitore, në podium edhe Leutrim Rexhepi e Besfort Bunjaku

Më: 28 prill 2024 Në ora: 23:20
Jaha

Valon Jaha është fitues i garës së parë për kampionatin e sivjetmë të Kosovës në automobilizëm.

Jaha i Prishtina Racing Team, me BMW, doli i pari në garën në disiplinën auto sllallom, e cila u zhvillua të dielën në Ferizaj.

“Jam i kënaqur që kampionatin e nisa me fitore e poashtu jam i kënaqur me gjendjen e veturës së re.

Sot ishte një garë mjaft e mirë, me pjesëmarrje të kënaqshme të garuesve, organizim të mirë dhe interesim të dashamirëve të auto sportit. Shpresoj që edhe në garat e ardhshme të vazhdoj me rezultate të mira”, ka thënë Jaha pas fitores për faqen zyrtare të FASK-ut.

Deri te fitorja, ai arriti me kohën 02:00.387 dhe 01:58.551, me kohën e përgjithshme 04:00.938, pasi pati edhe një penallti.

Pas tij u renditën dy anëtarët e AK Ferizajt, Leutrim Rexhepi e Besfort Bunjaku, të cilët patën kohë më të ngadalshme për 04:706, përkatësisht 05:778 sekonda.

Në plasmanin ekipor, e para doli Prishtina Racing Team me 60 pikë, po aq sa patën edhe AK Ferizaj e AMTKK.

Rezultatet:

Klasa 1 (deri 1200 ccm–pa turbo–Grupi 1)

1.Sylejman Zatriqi (Polo) – Gjakova 137

Klasa 2 (1200-1600 ccm-pa turbo-Grupi 1)

1.Unik Ramadani (Renault Clio) – AK Ferizaj

Klasa 3 (mbi 1600 ccm–pa turbo-Grupi 1)

1.Driton Qerimi (BMW) Prishtina RT

2.Dion Muhaxhiri (Honda Type R) Gjakova 137

3.Gëzim Krasniqi (Opel) Prishtina RT

Klasa 5 (mbi 1600 ccm-turbo-Grupi 1)

1.Leutrim Krasniqi (Golf 7) Prishtina RT

2.Korab Bajraktari (Audi S8) AK Ferizaj

3.Altin Kastrati (Opel) AMTKK

Klasa 9 (deri 1600 ccm-turbo-Grupi 2)

1.Suanda Jabllanica (Audi A1) AMTKK

Klasa 10 (mbi 1600 ccm-turbo-Grupi 2)

1.Arjeta Rysha (BMW) AK Ferizaj

2.Brunilda Gjura (Audi SS) Prishtina RT

Klasa 11 (deri 1400 ccm-Grupi 3)

1.Dren Mariqi (Yugo) AMTKK

2.Diellon Kelmendi (Peugeot 106) AK Ferizaj

Klasa 12 (1400-1600 ccm-Grupi 3)

1.Leutrim Bytyqi (Peugeot 106) AK Ferizaj

Klasa 13 (mbi 1600-2000 ccm- Grupi 3)

1.Leutrim Rexhepi (Golf 7 GTI) AK Ferizaj

2.Besfort Bunjaku (Honda Civic) AK Ferizaj

3.Qëndrim Zatriqi (Golf GTI) Gjakova 137

Klasa 14 (mbi 2000 ccm-Grupi 3)

1.Valon Jaha (BMW) Prishtina RT

2.Burim Asllani (Volvo 850) AK Ferizaj

3.Kushtrim Bytyqi (BMW 130i) AK Ferizaj

Klasa 15 (single seaters/prototipet-Grupi 3)

1.Pajtim Qupeva (Audi A3) AMTKK

2.Valdrin Krasniqi (Opel Corsa) AK Drenica

Promo

1.Zlatko Trajanovski (Saxo) N/A

2.Lubomir Lazarov (Yugo) N/A

Plasmani i përgjithshëm:

1.Valon Jaha (BMW) Prishtina RT

2.Leutrim Rexhepi (Golf 7 GTI) AK Ferizaj

3.Besfort Bunjaku (Honda Civic) AK Ferizaj

Plasmani ekipor:

1.Prishtina RT 60 pikë

2.AK Ferizaj 60

3.AMTKK 60

4.Gjakova 137 47

5.AK Drenica 15

6.AK Prizreni D&G 10

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat