Edhe në automobilizëm janë shfaqur disa probleme.
Federata e Auto Sportit të Kosovës, ka kërcënuar të gjithë ata që mundohen të mashtrojnë opinionin.
Për çka bëhet fjalë?
“Kalendari i plotësuar i garave të FASK-ut!
Federata e Auto Sportit e Kosovës e ka plotësuar kalendarin zyrtar të garave për vitin 2024.
Çdo version tjetër që mund të haset në faqe dhe rrjete të ndryshme sociale, është mashtrim nga persona të pandërgjegjshëm, të njohur për FASK-un, ndaj të cilëve Bordi i FASK-ut, së shpejti do të marrë masa disiplinore”, ka shkruar në faqen e saj FASK.