Verstappen niset i pari në Miami

Formula 1

Verstappen niset i pari në Miami

Më: 5 maj 2024 Në ora: 12:39
Max Verstappen

Max Verstappen do të niset i pari në Çmimin e Madh të Miamit, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Piloti i Red Bull vendosi kohën më të shpejtë dhe siguroi “pole position”-in e parë në karrierë në pistën e Miamit, ku konfirmoi se do të jetë favorit për të triumfuar.

Paraqitje mjaft e mirë edhe për Ferrarin, me Charles Leclerc që do të niset në rreshtin e parë, fill pas holandezit të Red Bullit, ndërsa Carlos Sainz vendosi kohën e tretë më të shpejtë, duke lënë pas makinën tjetër Red Bull, atë të Sergio Perez.

Në rreshtin e tretë do të nisen dy makinat McLaren, me Lando Norris dhe Piastrin përkatësisht i pesti dhe i gjashti. Vijon të zhgënjejë Mercedes, që vendosi vetëm kohën e 7 dhe të 8 më të mirë, me anë të Russel dhe Hamilton.

Çmimi i madh i Miamit do të startojë të dielën në orën 22:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat