Megjithëse nuk premtoi koha që gara e parë në disiplinën Drag Race, të përfundojë e tëra, madje nuk garuan veturat më të shpejta, gara e sotme (e diel, 5 maj) u karakterizua me pjesëmarrje të kënaqshme të garuesve, rivalitet të madh dhe interesim të jashtëzakonshëm të dashamirëve të automobilizmit.
Të dielën u përfundua gara në të gjitha klasat e divizionit FWD-RWD si dhe në klasat 14, 13 e 12 në divizionin AWD.
Shikuesit e shumë patën mundësi të shohin vetura shumë të shpejta, vozitës atraktivë e atmosferë të mirë.
Pjesa e garës që nuk u përfundua, do të vazhdojë në qershor, kur në kalendar është Drag Race II.
Pra, në qershor, fillimisht do të vazhdohet me pjesën e garës së sotme, e pastaj fillon gara Drag Race II.
Divizioni FWD-RWD
Klasa 11
1.Armend Hoxha (Seat Ibiza)
Klasa 12
1.Haxhi Rexhaj (BMW)
2.Kushtrim Musliu (BMW)
3.Blendi Zymeri (Opel Corsa)
Klasa 13
1.Sedat Rama (Golf II)
2.Arianit Lubovci (BMW)
3.Esad Dosjlak (Renault RS)
Klasa 14
1.Liridon Vllahiu (BMW)
2.Kejs Mekollari (Passat CC)
3.Edin Hasanovic (Golf VII GT)
Klasa 15
1.Leon Dedaj (Golf VIII)
2.Fitor Hoxha (Golf IV)
3.Arigon Shabani (BMW)
Klasa 16
1.Adem Kelmendi (Golf V)
Divizioni AWD
Klasa 12
1.Ardian Berisha (Golf 7)
2.Spartak Iljas (Golf V)
3.Rinard Nikolla (Mercedes)
Klasa 13
1.Florjan Minaj (Mercedes)
Klasa 14
1.Tarik Grijevic (BMW)