Vendi i tretë në garën e fundit në Miami nuk ishte një rezultat fort i mirë për Ferrarin, duke parë që fituese doli makina McLaren.
Duket se risitë që kishte sjellë makina britanike ishin ato të duhurat, pasi lanë pas edhe Max Verstappen me Red Bull.
Tani është radha e Ferrarit që në garën e ardhshme në Imola të kundërpërgjigjet.
Sipas mediave, “kokëkuqja” do të sjellë në këtë pistë paketën e saj të parë thelbësore të përditësimeve, që pritet të japin rezultatet e pritura në pistë.
Për Charles Leclerc, paketa Imola do të përcaktojë vitin 2024 të Ferrari, i cili pasi ka kaluar gjashtë garat e para duke kuptuar bazën e makinës 100% tani po përpiqet të kalojë në nivelin tjetër:
“Nëse e krahasojmë veten me Max, atë të Miamit, ishte një fundjavë pozitive”.
“Sidoqoftë, ne nuk mund ta injorojmë McLaren, shumë e fortë.
Unë mendoj se sezoni do të varet nga përditësimet. E jona vjen shumë shpejt dhe kjo do të përcaktojë pjesën tjetër të sezonit për ne”, u shpreh piloti monogask.
“Ndaj, duhet të punojmë shumë dhe shpresojmë që këto përditësime do të përmbushin pritshmëritë dhe do të na ndihmojnë të bëjmë një hap të rëndësishëm përpara”, tha Leclerc.