Nuk mund të mungonte në eventin mondan më të pritur të vitit. Lewis Hamilton ishte mes protagonistëve të mëdhenj në “Met Gala”, mbrëmjen e mbledhjes së fondeve të organizuar në Metropolitan Museum të Neë York-ut nga e përjavshmja “Vogue America”.
Një festë ekskluzive, ku marrin pjesë 400 të ftuar çdo vit, dhe ku Sir Lewis u prezantua me një veshje të tërën të zezë, të ideuar nga Burberry. “Met Gala” ishte dhe rasti për të folur për Formula 1 dhe për programet e të ardhmes që e shikon të angazhuar me Ferrarin:
“Cfarë do të bëj pas garave? Për momentin, nuk mendoj asgjë, pasi dua të fitoj Botërorin e tetë ose të paktën të luftoj për këtë objektiv. Ka qenë e vështirë në këto vite, nuk mund të shkonte më keq.
Natyrisht ne jemi në Formula 1 për të fituar dhe, kur nuk ia del, perspektiva ndryshon.
Aventura te Mercedesi ka qenë emocionuese, por nuk po ik pasi nuk jam i lumtur apo për problem raportesh.
Më kanë mbështetur që kur isha 13 vjeç, e dua markën dhe personat që jetojnë aty. Kanë qenë me mua në të mirë dhe në të keq, por vjen një moment kur duhet të ndryshosh”.