Martin fiton garën sprint në Le Mansh

Formula 1

Martin fiton garën sprint në Le Mansh

Më: 11 maj 2024 Në ora: 18:53
Pamje nga gara

Në pistën e Le Mansh, në Francë, u zhvillua sot pasdite gara sprint në botërorin e MotoGP.

Një garë ku dominuan pilotët spanjollë, me 3 të tillë që u ngjitën në podium.

Piloti Jorge Martin me Ducati Pramac fitoi garën, duke lënë pas patriotët e tij Marc Marquez me Ducati Gresini (i dyti) dhe Maverick Vinales me Aprilia (i treti).

Martin e dominoi garën gjatë gjithë kohës dhe e meritoi fitoren, duke e mbyllur garën sprint me më shumë se 2 sekonda nga rivalët. Garë për t’u harruar kjo për kampionin e botës në fuqi,Francesca Bagnaia.

Italiani u detyrua të tërhiqej nga gara pas 3 xhirosh. Në renditjen e përgjithshme, Martin dominon me 104 pikë, ndërkohë që në vendin e dytë ngjitet Enea Bastianini me Ducati zyrtar (sot i katërti) me 76 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat