Formula 1 zbarkon në Europë

Formula 1

Formula 1 zbarkon në Europë

Më: 14 maj 2024 Në ora: 13:52
Pamje nga një garë

Këtë fundjavë, Formula 1 do të zbarkojë në Europë, ku do të zhvillojë garën e parë të këtij sezoni në “kontinentin e vjetër”. Do të garohet në pistën legjendare të Imola, një cirkuit i stilit të vjetër, ndaj konsiderohet i përshtatshëm për të provuar risitë e reja.

Pothuajse të gjitha skuadrat kanë zgjedhur pistën e Imola për të testuar risitë e tyre e mes makinave që do të paraqesin modifikime janë edhe Ferrari, Red Bull e Mercedes.

Këto tri skuadra do të përpieqn t’i kundërpërgjigjen McLaren, që i solli risitë që në Majemi, ku dhe fitoi.

Makina që do të ketë ndryshimet më të mëdha është Ferrari, që kërkon të mos humbasë vendin e dytë dhe të ngushtojë distancat me Red Bull. Por edhe Mercedes ka mjaft risi që do të provojë, për të treguar se janë në drejtimin e duhur dhe kënaqur pilotët.

Pas garave të para në Lindjen e Mesme, Azi dhe së fundi në Amerikë, skuadrat kanë kuptuar se ku duhet punuar më shumë. Ndaj, Imola konsiderohet si trampoline e duhur për t’i aplikuar ato, për të patur një paraqitje sa më të mirë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat