Familja e Michael Schumacher fitoi më shumë se 3 milionë euro nga ankandi i tetë orëve mekanike të dorës nga koleksioni i ish-pilotit të Ferrarit, 7 herë kampion i botës në Formula 1. Ora më e vlefshme ishte një “F.P. Journe”, ndoshta nga viti 2004, e cila u prodhua posaçërisht për Schumacher. Ajo ndryshoi duart të martën në mbrëmje në shtëpinë e ankandeve “Christie’s” në Gjenevë për 1.2 milionë franga (1.2 milionë euro).
Ora ka simbolet e shtatë titujve të kampionatit botëror në një numërues të kuq dhe një dedikim nga ish-shefi i ekipit të Ferrarit, Jean Todt, i cili ia dha atë pilotit të Formula 1 si dhuratë për Krishtlindje. Një “Schumacher Rolex” u shit për 250.000 franga, ndërsa një “Audemars Piguet” për 330.000 franga. Pesë orë të tjera nga “F.P. Journe” shkuan në duart e pronarëve të rinj për rreth 1.4 milion franga.
Disa orë u hodhën në ankand në fund të çmimit të vlerësuar. Ora e kuqe Ferrari vlerësohej rreth një deri në dy milionë franga. Artikulli më i lirë nga koleksioni i Michael Schumacher bëri kapërcimin më të madh në ankand: një kuti me pesë orët “F.P Journe” u vlerësua nga një ekspert i “Christie’s” me 5000 franga, por i shkoi një pronari të ri për tri herë më shumë se kaq.
“Familja mendon se këto pjesë janë më të mirat në koleksione”, – tha specialisti i orëve të “Christie’s”, Alexandre Gouverneyre. Të tjera, të cilat Schumacher i mbante shpesh dhe për këtë arsye kanë kujtime personale për familjen, mbetën në pronësi të ish-kampionit të madh të Ferrarit.
Schumacher ishte një koleksionist i pasionuar i orëve. Ai jeton me familjen buzë liqenit të Gjenevës, por nuk është shfaqur më në publik pas aksidentit të rëndë gjatë skijimit në vitin 2013. Familja nuk ka dhënë asnjë informacion se si është ai.