Media angleze dhe ato spanjolle e quajnë të mbyllur si marrëveshje.
Dy anglezët, inxhinieri Adrian Njuei me piloti Hemilton, te Ferrari do të përbëjnë skuadrën e ëndrrave në Formula 1.
Por rezultatet e tyre do të shihen vetëm në botërorin 2026, kur edhe do të hyjnë në fuqi rregullat e reja teknike në Formula 1.
Emri më i kërkuar në një skuadër të Formula 1, në javët e fundit nuk ka bëjë me pilotët. Adrian Newey, anglezi 65 vjeç që nuk ka ndër mend të dalë në pension, pranon se do të punojë për një ekip tjetër pasi të largohet zyrtarisht në 2025nga Red Bulli. Më pas, brenda 12 muajve, ai do të vazhdojë punën me një prodhues tjetër të makinave në Formula 1.
Por puna e tij do të ketë ndikim te kjo makinë vetëm në vitin 2026, që përkon me ndryshimin e radhës të rregullave teknike në Kampionatin Botëror të Formula 1. Edhe pse interesimi i Aston Martin për nënshkrimin me Newey është joshës, duket se të gjitha rrugët që Newey mund të marrë tani e tutje të çojnë në Ferrari.
Në Angli e konsiderojnë të mbyllur. “Daily Mail” publikoi faktin se nënshkrimi është arritur. Burimet e AS thonë se megjithëse nuk është nënshkruar përfundimisht, fakt është që Ferrari ka kapacitetin të ndërtojë një 'skuadër ëndrrash' të vërtetë me Hamilton dhe Newey nga viti 2025.
Nuk do të jetë ekip i një brezi të rinjsh me talent, pasi ata kanë gjithçka përveç një të ardhmeje të gjatë. Por shtatë titujt e Lewis dhe 12 të inxhinierit (për konstruktorët, plus 14 për pilotë) do të jenë një kombinim i vështirë për t'u imituar në dekadat e ardhshme të motorsportit.